Statusi i minatorit drejt zgjidhjes – Sindikata: Arritëm dakordësi me qeverinë, drafti kalon shumë shpejt
Pas shumë zvarritjesh dhe protestash, minatorët duket se kanë gjetur dakordësinë me qeverinë për miratimin e statusit. Përmes një deklarate për shtyp, kreu I Federatës së Sindikatës së Punonjësve të Industrisë, Taf Koleci, tha se shumë shpejt drafti do të kalojë në qeveri, ndërsa bëri me dije dhe disa nga detajet që lidhen me vjetërsinë në punë dhe pensionin.
Para pak kohësh konfederata njoftoi zhvillimin e një greve pa afat si pasojë e zvarritjes së së statusit për nëpunësit e nëntokës. Por, sipas tyre ajo nuk zhvillua pasi pati reagime nga ana e institucioneve përkatëse.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.