Stoku i rimbursimit të TVSH, 98 milion dollarë – Tatimet: Në tremujorin IV, 46 milionë dollarë rimbursime, u refuzuan 108 kërkesa
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, janë rimbursuar gjithsej 4,64 miliard lekë, ose afërisht 46 milionë dollarë Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve Gjatë këtij tremujori, rreth 1,68 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numëri i kërkesave të vlerësuara me metologjinë FIFO të miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qënë në total 278 me vlerë rreth 2,96 miliard lekë. Metoda e vlerësimit të Inventarit FIFO bazohet te përllogaritja mes hyrjes së parë, e daljes së parë.
Gjatë tremujorit të katërt të 2020, pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së janë regjistruar 393 kërkesa për rimbursim me vlerë rreth 6,22 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 285 kërkesa me vlerë rreth 3,81 miliard lekë dhe 108 kërkesa me vlerë rreth 2,41 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.
Në fund të tremujorit të katërt të 2020, stoku i rimbursimit të TVSH-së kapi vlerën rreth 9,80 miliard lekë nga 11,33 miliard që ishte në fund të tremujorit të tretëtë vitit 2020. Kërkesat e miratuara për dytatimpaguesit më të mëdhenj të cilat trajtohen me këste përbëjnë 88.5% të totalit të stokut të rimbursimeve në fund të tremujorit të katërt të 2020. Ndërsa kërkesat FIFO u rimbursuan të gjitha duke mos krijuar stok në fund të këtij tremujori.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.