Strategjia e KLSH 2018-2022 – Ruçi: Bëhuni më aktivë e cilësorë. Leskaj: Kemi vullnet reciprok
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që të jetë më aktiv dhe më cilësor në punën e tij. Gjatë prezantimit të strategjisë për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit për vitet 2018-2022 është kërkuar që të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes KLSH-së dhe Kuvendit sa i përket zbatimit të rekomandimeve.
Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj u shpreh se të dyja këto institucione kanë vullnet reciprok. Por duhet që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi me Kuvendin në mënyrë që të zbatohen rekomandimet për largimet nga puna të zyrtarëve të lartë.
Më tej është premtuar që brenda këtij sesioni parlamentar të ngrihet nënkomisioni për çështje të kontrollit të Lartë të shtetit si një praktikë që ndiqet nga shumë vende europiane.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.