Studentët vijojnë protestën, shtohen kërkesat
Studentët kanë nisur marshimin drejt ministrisë së Arsimit, për të vijuar edhe sot protestën, duke deklaruar se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Një ditë më parë qeveria plotësoi një nga kërkesat e tyre, shfuqizimin e pikës katër në VKM-në 288, e cila parashikonte se studentët do të paguanin edhe për kreditet e provimeve të mbartura.
Ndërkohë ata kanë edhe tre kërkesa të tjera zyrtare, si përgjysmimi i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve, dhe e fundit Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord. Kërkesa këto të parashtruara nga grupi negociues me Ministrinë e Arsimit.
Protesta u nis më datën 4 dhjetor nga studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës, ndërkohë ditë pas dite ia janë bashkuar edhe studentët e fakulteteve të tjera.
Këtë të premte janë bërë bashkë, studentët e fakultetit të Shkencave të Natyrës, e Infermierisë, Mjekësisë dhe universitetit të Bujqësorit. Po përveç Tiranës, po protestohet edhe nga studentët Elbasanit, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës.
Nga ana tjetër Universiteti Bujqësor i Tiranës ka vendosur edhe 10 kërkesa të tjera.
Kërkesat e reja të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës:
1- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;
2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;
3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;
4- Reduktimi tarifës me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;
5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;
6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;
7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;
8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;
9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;
10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
Deklaratë nga Përfaqësuesit e Studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës Student Economic Forum si një organizatë…
Posted by Universiteti Bujqësor i Tiranës "UBT" on Thursday, December 6, 2018
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.