Studim për zhvillimin e zonës së Currilave – Hapet tenderi/ Detajet e projektit
Bashkia Durrës ka shpallur 2 tendera në Agjencinë e Prokurimit Publik, për studim projektim të zonës së Currilave. Projektet kanë një fond prej afro 6.3 milionë lekë.
“Bashkia Durrës në kuadër të zhvillimit urban të qytetit dhe përmirësimit të infrastrukturës publike ka përcaktuar në buxhetin e Bashkisë për vitin 2021 hartimin e projekt zbatimit të rrugës ‘UNAZA 2 SPITAL-CURRILA. “LIDHJA E CURRILAVE ME RRUGEN ALEKSANDËR GOGA NEPERMJET RRUGES ISUF FERRA, RRUGA VOJSAVA, RRUGA PROKOP MEKSI, RRUGA ABDULLA TEKU (SUL DEMIRI)” shkruhet në detajet e projektit të studimit.
Referuar projektit, zhvillimi i infrastrukturës së re ka si qëllim ofrimin e aksesit dhe shërbimeve të nevojshme që do të kenë zonat e reja të urbanizuara, të cilat janë parashikuar për zhvillim urban. Në zonat ku infrastruktura është e ngritur, do të përmirësohet ajo ekzistuese duke u plotësuar me sistemet e nevojshme të cilat mungojnë ose duhet të rishikohen si pasojë e shtimit të kapaciteteve, ndërsa në territoret e reja ku gjurma e akseve rrugore mungon, do të propozohet zhvillimi i plotë i të gjitha sistemeve të nevojshme infrastrukturore mbi edhe nën tokë për të ofruar qarkullim dhe sigurinë e nevojshme rrugore.
Studimi do të kryhet brenda një afati 6 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.