Studimet e fundit hedhin poshtë konspiracionet: “COVID-19 nuk është një virus laboratori”
Shkencëtarët pajtohen që COVID-19 është një virus natyror. Dhe tani, për të hedhur poshtë hipotezat e konspiracionit vjen edhe një studim gjenetik, i publikuar disa ditë më parë në revistën shkencore “Mjekësia e Natyrës”, i cili demonstron evolucionin natyror të koronavirusit të ri, që shkaktoi një pandemi globale.
Ekipi ndërkombëtar i studiuesve analizoi të dhënat e sekuencës gjenomike të koronavirusit të ri, duke e krahasuar atë me ato të “të afërmve” të tij, si SARS dhe MERS, pa gjetur prova mbi prodhimin e mundshëm laboratorik: “Nga krahasimi i të dhënave në dispozicion për sekuencën gjenom të llojeve të njohura të koronavirusit, ne mund të vërtetojmë se Sars-Cov-2 e ka origjinën përmes proceseve natyrore “, shpjeguan shkencëtarët.
Në fakt, duke simuluar virusin me modelet kompjuterike, studiuesit zbuluan se aftësia infektive e proteinës është nënvlerësuar. Nëse Sars-CoV-2 do të ishte krijuar në laborator, shkencëtarët do ta kishin ndërtuar atë nga elementë viralë që dihet se shkaktojnë sëmundje dhe jo nga “gjembat” e proteinës, gjë që duket joefikase.
Për më tepër, prova të mëtejshme të derivacionit natyror të koronavirusit të ri qëndron në ngjashmërinë strukturore midis tij dhe atyre që gjenden në lakuriqët e natës dhe pangolinët, kafshët nën akuzë, të cilat mund të jenë ndërmjetësit midis Sars-Cov-2 dhe njeriut. “Këto karakteristika të virusit – përfundojnë studiuesit – përjashtojnë manipulimet laboratorike si një origjinë të mundshme të SarS-CoV-2”.
Burimi: Il giornale
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.