Studimi amerikan: Imuniteti që krijojnë Pfizer dhe Moderna mund të jetë më i gjatë sesa tregojnë të dhënat e deritanishme
Vaksinat Pfizer dhe Moderna arrijnë të të mbrojnë kundër Covid-19 për të paktën 9 muaj. Kjo është deklaruar nga drejtuesi i kërkimit të analizave biologjike të ‘Food and drug administration (Fda)’, Peter Marks.
Gjatë një takimi të shoqatës së mjekëve amerikanë, Marks ka saktësuar se sipas të dhënave më të fundit është konfirmuar se mbrojtja nga këto vaksina që janë prodhuar me teknologjinë e re mRNA është 6 muaj megjithatë “ne besojmë se kohëzgjatja është për 9 muaj dhe do të vazhdojmë të studiojmë këtë hipotezë”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.