Studimi: Bllokimet e vendosura nga Covid-19 parandaluan mbi 3 milion vdekje në 11 vende europiane
Bllokimet e rrepta arritën të zvogëlojnë transmetimin COVID-19 dhe parandaluan më shumë se tre milion vdekje në 11 vende europiane, sipas një studimi të ri.
Hulumtimet nga Imperial College London, shkencëtarët e së cilës po këshillojnë qeverinë britanike për virusin, zbuluan se kufizime të tilla si urdhrat e qëndrimit në shtëpi kanë punuar për të sjellë nën kontroll përhapjen e koronavirusit.
Ata vlerësuan se afërsisht 3.1 milion vdekje u shmangën nga politikat në Gjermani, Francë, Itali, Mbretëri e Bashkuar, Spanjë, Belgjikë, Austri, Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Zvicër.
Duke përdorur të dhënat e Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve për vdekjet në këto 11 kombe në periudhën deri në 4 maj, shkencëtarët krahasuan numrin e vdekjeve të vëzhguara në vendet me ato të parashikuara nga modeli i tyre nëse nuk do të ishin vendosur kufizime.
Studiuesit llogaritën gjithashtu se ndërhyrjet sollën që numri i riprodhimit të binte mesatarisht me 82 përqind. Numri i riprodhimit përdoret për të përcaktuar se sa njerëz mund të infektojë një i prekur nga virusi.
“Rezultatet tona tregojnë se ndërhyrjet kryesore jo-farmaceutike, dhe bllokimi në veçanti, kanë pasur një efekt të madh në zvogëlimin e transmetimit,” thanë autorët në studimin që u botua në Nature Research.
“Ndërhyrja e vazhdueshme duhet të konsiderohet për të mbajtur nën kontroll transmetimin e SARS-CoV-2.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.