Studimi/ Meshkujt e lindur nënpeshë ose prematurë plaken më shpejt
Foshnjat meshkuj me peshë jashtëzakonisht të ulët në lindje, d.m.th. që peshojnë më pak se një kilogram në lindje, plaken më herët sesa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj me peshë normale: kjo është ajo që del nga një studim i botuar në Pediatrics, që analizoi të dhënat e një prej studimeve më të vjetra mbi foshnjat premature, të filluara në 1977 dhe të kryera nga Universiteti McMaster (Kanada).
Duke përdorur orën epigenetike të Horvath (një provë biokimike e përdorur për të matur moshën biologjike), studiuesit analizuan gjenet e 45 të rriturve jashtëzakonisht nën peshë të lindur, duke i krahasuar ato me ato të 47 të rriturve të lindur me peshë normale. Duke krahasuar dy moshat biologjike, midis dy grupeve u shfaq një diferencë prej gati pesë vjetësh, por vetëm për burrat: në fakt, gratë e lindura nën peshë nuk plakeshin më keq sesa bashkëmoshatarët e tyre të lindur me peshë normale.
Sipas studiuesve, plakja e parakohshme e meshkujve mund të jetë për shkak të stresit fiziologjik që i nënshtrohen foshnjave para dhe menjëherë pas lindjes, gjë që do të trajtohej më keq nga meshkujt. “Nuk është ende e qartë pse ka një përshpejtim në plakjen biologjike të meshkujve ELBË”, thotë Ryan Van Lieshout, kreu i studimit, “Sidoqoftë, studimi ynë sugjeron që disa ekspozime të pafavorshme para lindjes mund të ndikojnë përgjithmonë në shprehjen e epigenomit dhe gjenit të të porsalindurit.
Studimi thekson rëndësinë e monitorimit të shëndetit të njerëzve të lindur herët gjatë gjithë jetës së tyre (dhe jo vetëm të foshnjave), dhe u kujton burrave ELBË se sa e rëndësishme është të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme për të luftuar rreziqet e një plakje të parakohshme biologjike. “Të hash dhe të flesh mirë, të ushtrosh, të menaxhosh stresin, të mos pish duhan, të stërvitësh mendjen dhe të krijosh lidhje të forta shoqërore”, rendit Van Lieshout: këto janë pikat themelore për optimizimin e shëndetit të të gjithëve, dhe në veçanti të burrave të lindur nën peshë. (Focus)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.