Studimi/ Në verë, ajri i kondicionuar na bën më të nxehtë
Sipas të dhënave vjetore të Zyrës së Banesave të Reja, të lëshuara nga Byroja e Regjistrimit në SHBA, në fillim të këtij muaji, 94% e njësive të reja të banimit të përfunduara në SHBA në vitin 2018 kishin kondicioner, duke u rritur me 65% nga viti 1974.
Këto të dhëna dhe të dhëna të tjera tregojnë që kudo anembanë botës numri i kondicionerëve është rritur, çka rrjedhimisht tregon dhe që përdorimi i ajrit të kondicionuar është shtuar.
Kondicioneri, për të funksionuar, duke ngrohur apo ftohur ambientin ku ne rrimë, emeton gaze të dëmshme për shtresë e ozonit, me nivel të lartë karboni.
Shtimi i përdorimit të ajrit të kondicionuar ka shtuar dhe emetimin e gazrave të dëmshme për atmosferën. Kjo do të thotë se sa më shumë përdoret kondicioneri aq më shumë shtohen efektet e ngrohjes globale që po nxehin më së shumti tokën, tregon studimi.
Burimi: Bloomberg
https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2019-07-19/heat-wave-air-conditioning-is-making-the-world-a-hotter-place
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.