Studimi: Nëse largoheni nga rrjeti social “Facebook” mund t’ju bëjë më të lumtur
Pavarësisht gjithë skandaleve që rrjeti social “Facebook” kaloi vitin e kaluar, ja ku lundrojmë ende sot në Facebook ku miliona njerëz shpenzojnë të paktën një orë në ditë në rrjetin social. Mbase për një arsye të thjeshtë: kemi krijuar varësi. Dëshironi të ndiheni më mirë? Atëherë, fshiheni Facebook.
Një studim i ri shkon më tutje, na tregon përfitimet që do të kemi nga mbyllja e Facebook. Studimi quhet “The Welfare Effects of Social Media” dhe është përpiluar nga hulumtuesit e Stanford dhe NYU. Është një prej hulumtimeve me të vlerësuara për median sociale dhe atë çfarë ndodh kur largohemi prej tyre.
Duke u larguar nga rrjetet sociale njerëzit bëhen më pozitivë, më subjektivë, forcojnë vëmendjen dhe shpenzojnë më shumë kohë me miqtë dhe familjen. Hulumtuesit rekrutuan 2,844 përdorues të Facebook dhe më pas u kërkuan gjysmës prej tyre të ç ‘aktivizojnë llogaritë për një muaj.
Gjatë kësaj kohe i kontrollonin vazhdimisht dhe komunikonin me SMS për ti pyetur sesi ndiheshin. Ç ‘aktivizimi shkaktoi përmirësime të gjendjes së tyre psikologjike. Ata ishin më të lumtur, më pak depresivë, ndienin më pak ankth dhe ndjenin më shumë kënaqësi.
Përdoruesit të cilët u bën pjesë e studimi arritën të shkëputeshin nga Facebook plotësisht edhe pas përfundimit të tij, njofton PCW. Studim evidenton qartë faktin që Facebook është një burim i rëndësishëm për njerëzit që të qëndrojnë sa më të lidhur me miqtë dhe familjen dhe si një burim informacioni, komuniteti dhe argëtimi, veçanërisht për ata që janë të izoluar në jetën shoqërore.
Ada Xhagolli/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.