Studimi: Ngrënia e çokollatës mund të ulë nivelin e stresit
Kjo është hera e parë që efektet e çokollatës së zezë janë testuar tek njerëzit. Studimet e fundit tregojnë se çokollata e errët, e cila ka një përqendrim të lartë të kakaos të paktën 70%, mund të ketë efekte pozitive për sa i përket stresit, informacionit, kujtesës, humorit, por madje edhe ndaj sistemit tuaj imunitar.
Flavanoidet, të cilat gjenden në kakao kanë përmbajtje anti –inflamatore. Një nga përfitimet e tjera përfshin aftësinë e trurit për të përshtatur dhe krijuar lidhje të reja të cilat ndodhin ashtu siç i përjetojmë dhe të përshtatemi me gjërat e reja të përditshme. Padyshim, të gjithë ne nuk kemi nevojë për më shumë justifikime për të konsumuar mjaftueshëm çokollatë, por këto rezultate duken me të vërtetë premtuese.
Për të pasur përfitime më të mira, një copë çokollatë e zezë mund të stabilizojë nivelet e stresit. Studimet kanë treguar që ajo mund të ulë nivelin e hormoneve të stresit, përfshirë kortizolin. Gjithashtu antioksidantët në kakao favorizojnë qetësimin e mureve të venave, duke ulur presionin e gjakut dhe duke përmirësuar qarkullimin. Është e këshillueshme të zgjidhni çokollatë me 70% kakao.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.