Studimi për vaksinën kineze CoronaVac – Reagimi bëhet i fortë nëse ndiqet nga doza nxitëse të Pfizer, AstraZeneca apo J&J
Një dozë e tretë nxitëse e vaksinës së Covid-19, e prodhuar nga AstraZeneca, Pfizer apo Johnson & Johnson, rrit ndjeshëm nivelet e antitrupave tek ata që kanë marrë më parë 2 doza të vaksinës kineze CoronaVac, sipas një studimi. Studimi zbuloi se CoronaVac, pati nxitjen më të fortë imuntare nga një vaksinë me vektorë viralë apo me mARN, përfshirë kundër varianteve Delta dhe Omicron, sipas hulumtuesve nga Brazili dhe Universiteti i Oksfordit.
Vaksina kineze e Sinovac përdor njëversion të paaktivizuar të koronavirusit që është izoluar nga pacientët në Kinë. CoronaVac është miratuar aktualisht në mbi 50 shtete, përfshirë Brazil, Kinë, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi. Drejtori i vaksinës tek Universiteti i Oksfordit, Andreë Pollard, tha se studimi ofron të dhëna të rëndësishme për politikëbërësit në vendet ku vaksiant e paaktivizuara janë përdorur.
Megjithatë, një studim tjetër në muajin Dhjetor, zbuloi se regjimi me 2 doza i CoronaVac, ndjekur nga një dozë nxitëse e Pfizer, ksihte një reagim më të ulët imunitar kundër variantit Omicron. Vaksinat me vektorë viralë, si ajo e zhvilluar nga AstraZeneca dhe J&J, përdorin versione të dobësuar të viruseve të tjera, për të dërguar udhëzime genetike që të prodhohen proteina për virusin mbi të cilin kërkohet mbrojtja. Vaksina e Pfizer dhe BioNTech, me teknologji të mARN, përdor një skript genetik me udhëzime për të prodhuar proteina virale, që të mësojnë trupin si të mbrohet kundër infeksioneve.
Një dozë e tretë e CoronaVac, rrit gjithashtu antitrupat, por rezultati ishte më i mirë me një vaksinë tjetër, sipas stduimit të fundit që përfshiu 1,240 vullnetarë ngaqytetet braziliane të Sao Paulo dhe Salvador. Nivelet e antitrupave ishin të ulëta përpara dozave nxitëse, me vetëm 20.4% e të rriturve në moshë 18-60 vjeç, dhe 9% e të rriturve në mbi 60-vjeç, që kishin nivele të dukshme të antitrupave neutralizues.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.