Subvencionet për fermerët, Basha: 150 mln USD në vit do i rimëkëmbin ekonomikisht
Mbështetja me 150 milionë dollarë në vit për fermerët është një mundësi që këta të fundit të konkurrojnë me importin si dhe të rimëkëmben ekonomikisht.
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me fermerët e Divjakës. Më tej Basha ju ka bërë apel fermerëve që të protestojnë ndaj qeverisjes aktuale.
Fermerët e Divjakës u shprehën se janë mashtruar në fushatë nga kryeministri Rama dhe nuk subvencionohen për prodhimet e tyre.
“Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike”- u shprehen fermerët e Divjakes.
Basha u ka bërë apel fermerëve që të mos hedhin në lumë prodhimet e tyre por të kërkojnë të drejtat që ju takojnë me ligj.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.