Super- Bugatti thyen rekordin/ ‘La Voiture Noire’, makina e re më e shtrenjtë dhe një blerës anonim
‘La Voiture Noire’, super- Bugatti që u bë makina e re më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, për plot 18.7 milionë dollarë. Makina do të debutojë për herë të parë me 18 gusht në Kaliforni, e biletat për të t’u bërë pjesë e show-it fillojnë që nga 450 dollarë.
‘La Voiture Noire’ ose ndryshe ‘Makina e Zezë’ ka krijuar një sërë ‘zhurmash’, për shkak se nuk dihet kush ka qenë blerësi misterioz.
Disa zëra pretendojnë se makina është blerë nga futbollisti Cristiano Ronaldo, çka më vonë u mohua nga zëdhënësi i tij.
“Deri në momentin që klienti do të bëjë një kërkesë, ne do të vazhdojmë të ruajmë identitetin e tij, e nëse jo do të vazhdojmë të nderojmë anonimitetin e klientit dhe është ai që do të vendosë nëse do apo nuk do të qëndrojë i tillë” tha zëdhënësi i Bugatti, Tim Bravo për CNBC.
Kompania franceze e makinave krijoi vetëm një prototip të këtij lloji, e cila vjen për 110 vjetorin e krijimit të kompanisë.
‘La Voiture Noire’ është një interpretim modern i mitit dhe legjendarit ‘Bugatti Type 57SC Atlantic’, katër lloje të së cilës u ndërtuan midis 1936 dhe 1938. Lloji i fundit, i cili humbi në Luftën e Dytë Botërore, nëse do të gjendej sot do të përllogaritej në vlerën e më shumë se 100 milionë dollarëve.
Dhe pse ‘La voiture Noire’ mendohet të jetë makina e re më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, në Shoë-in e makinave të 18 gushtit mendohet të ketë edhe lloje të tjera që do të shiten ende më shtrenjtë.
Jenida Vladi/ SCAN
Burimi: Daily Mail
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.