Super jahti luksoz i cili do të funksionojë edhe si nëndetëse/ ‘Carapace’ vjen në treg së shpejti! (FOTO)
Duket si një fragment i shkëputur nga filmat e James Bond, por ky koncept sinjalizon që e ardhmja e jahteve luksoze do të jetë nën ujë. Elena Nappi, arkitetja detare, synon të bëjë realitet krijimin e jahteve që do të lundrojnë si në sipërfaqen e detit ashtu edhe nën ujë. I njohur si “Carapace”,projekti i saj, zhytet në një thellësi prej 985 metrash deri në 10 ditë, duke ofruar pamje të mahnitshme të jetës detare.
Nappi, arkitektja italiane, e cili erdhi me konceptin inovativ pas disa vitesh studimesh dhe eksperimentimeve detare, thotë se përfaqëson një “klas të ri të jahteve mega”, duke bashkuar komoditetin e jahteve luksoze dhe “privatësinë” e lundrimit në zhytje.
“Bota e nëndetëseve luksoze është një nga kufijtë e fundit në fushën e eksperimentimit detar. Shumë shpesh pronarët e jahteve janë në kërkim të zgjidhjeve origjinale për të qenë në gjendje t’u ofrojnë miqve dhe familjes së tyre diçka të veçantë, dhe sigurisht që ajo e një lundrimi – zhytjeje të këtij lloji është diçka e paparë në tregun e super jahteve.” thotë Nappi në një deklaratë.
‘Carapace’, super jahti, i cili do të mundësohet nga një sistem dizel-elektrik dhe qeliza karburanti, është krijuar që të ketë një superstrukturë të lehtë alumini rreth 256 metra të gjatë. Ai do të ketë gjithashtu, tre nivele kuvertash, me kabina VIP, një sallë pritjeje, një banjë, një bar si dhe një klub shëndetësor në mesin e komoditeteve në bord.
Nappi parashikon që ky jaht të punësohet për udhëtime private, si dhe për takime biznesi që kërkojnë fshehtësi totale. Përsa i përket çmimit, ai ende nuk është bërë i ditur por paramendohet se do të kushtojë miliona dollarë.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.