Supermarketet ukrainase në Shqipëri, Zusi: Qëllimi, kontrata me prodhuesit shqiptarë për eksport
Një delegacion me përfaqësues të tre rrjeteve të supermarketeve, ndër më të mëdhatë e të fuqishmet në Ukrainë kanë vizituar vendin tonë dhe do të bëjnë takime në terren me mbi 20 kompani në të gjithë Shqipërinë, të sektorit të fruta – perimeve, ullirit, vajit të ullirit, bimëve medicinale, verës dhe lëngjeve të frutave etj, në mënyrë që të vendosen kontakte të drejtpërdrejta biznesi e bashkëpunimi me rrjetet e supermarketeve ukrainase.
Drejtori i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi thekson për TV SCAN se kjo është një mundësi shumë e mirë për prodhuesit për të gjetur tregje të reja për produktet e tyre.
Ndërsa zv.Ministri i Bujqësisë, Dhimër Kote theksoi se eksportet janë rritur, ndërsa politikat e Ministrisë do të fokusohen më së shumti në promovimin e produkteve shqiptare.
Megjithëse eksportet janë në rritje, sërish potencialet e vendit tonë janë më të mëdha në këtë drejtim.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.