“Supershe Island” – Resorti luksoz që hap dyert vetëm për femrat
Një resort luksoz në një ishull të Finlandës do të hapet ekskluzivisht për femrat dhe në të nuk do të lejohet asnjë mashkull.
Ideja e sipërmarrëses Kristina Roth “SuperShe Island” ka për qëllim të frymëzojë gratë dhe t’u lejojë atyre të përqendrohen në veten e tyre pa shpërqendrimin e seksit të kundërt.
Ishulli do të hapet për mysafirët në qershor, por ata që janë të interesuar të marrin një pushim pa testosterone duhet të aplikojnë paraprakisht për anëtarësim ekskluziv, sipas faqes së internetit.
Videoja promovuese e ishullit tregon vendpushime luksoze e tejet relaksuese, por financat që duhen për të kremtuar në këtë mjedis femëror ende nuk dihen.
Në vitin 2016, “SuperShe” nisi si një rrjet për gratë, dhe faqja e saj ofron artikuj mbi udhëtimet, palestrën dhe gratë udhëheqëse.
Disa shërbime “Wellness” në vende të tilla si Hawai tashmë janë duke u organizuar nga kompania. Ndërsa përvojat u pritën mjaft mirë, Roth sugjeroi që prania e meshkujve ndryshoi atmosferën. “Kur kishte një djalë të bukur, gratë lyheshin me buzëkuq,” tha ajo për New York Post, duke vënë në dukje se kjo i shpërqendronte nga vetë-reflektimi.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.