Sytë nga pronat! Çdo vit 25 mijë legalizime, fondi për kompensimin 4.9 mld lekë në 2019
Legalizimi, urbanizimi dhe integrimi i ndërtimeve dhe zonave informale është një nga prioritete kyçe për tre vite në vijim, për Ministrinë e Drejtësisë.
Referuar legalizimeve synohet që të në një vit të bëhen rreth 25 mijë legalizime pasurish. Si dhe nga kjo procedurë të sigurohen të ardhura prej 1.1 miliard lekë çdo vit.
Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe kompensimit të pronës, ku synohet që nga 68% që është aktualisht në vitin 2021 të shkojë në masën e 99%. Në këtë kuadër buxheti i kësaj ministrie do të pësojë një rritje të konsiderueshme me një miliardë lekë çdo vit deri në vitin 2021.
Aktualisht buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është në vlerën e 10.4 miliardë lekë. Ndërkohë që në vitin që vjen ky buxhet do të shkojë në 11.8 miliardë lekë. Shërbimi i kthimit dhe i kompesimit të pronave do të marrë zërë edhe vlerën më të madhe të këtij buxheti .
Nga 3.4 miliardë lekë që është fondi aktualisht do të shkojë në 5.4 miliardë lekë në vitin 2021.Një tjetër program që zë një pjesë specifike të buxhetit në këtë ministri është edhe sistemi i burgjeve. Nga analiza e buxhetit për tre vite në vijim duket se do të kemi një ulje të lehtë për këtë program, nga 5.8 miliardë lekë që është aktualisht do të shkojë në 5.5 miliardë lekë në vitin 2019.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.