Tabaku: Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese
Komisioni i Ekonomisë po diskuton sot Projektligjin për Buxhetin e vitit 2018.
Jorida Tabaku ka deklaruar se përfshirja e biznesit të vogël në regjimin e TVSH, mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo ka shtuar më tej se Buxheti i 2018 vetëm do të rëndojë bizneset e vogla, sepse hotelet e vegjël në Jug të vendit do të vazhdojnë të paguajnë taksën 20 për qind.
“Nuk sjell asgjë te re për sa i përket barazisë, vendeve të punës, sepse vazhdon preferenca e bizneseve nga ana e qeverisë”, shtoi më tej Tabaku.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.