Tabaku reagon për ekonominë: “Rama gënjen me shifrat, rriti taksat dhe mbylli bizneset”
Pas komenteve të kryeministrit Rama ditën e sotme për ekonominë ku njoftoi edhe disa masa të reja që do të merren për të ulur barrën fiskale të bizneseve, ka reaguar ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Tabaku shprehet se ekonomia është sektori ku qeveria ka dështuar më shumë.
Sipas Tabakut, në këto 7 vite 97% e shqiptarëve kanë paguar 4,2 mld euro taksa të rritura, investimet e huaja kanë rënë në nivele minimale dhe vetëm në 6 muajt e fundit kanë rënë me 100 mln euro; çdo ditë janë mbyllur 50 biznese dhe vetëm gjatë pandemisë 30 000 biznese kanë deklaruar statusin inaktiv. Më tej, ish-deputetja e PD-së rendit të tjera dështime të qeverisë, si rënia e prodhimit industrial me 11.2%, korrupsioni që ka arritur nivelet më të larta prej 7.2 mld euro të certifikuara nga KLSH, apo borxhi që po arrin në nivelin e 90%, së bashku me faturën korruptive të koncesioneve.
Në mbyllje të reagimit të saj, Tabaku shkruan se Partia Demokratike ka ofertën e saj konkrete, që nxit konsumin, rrit të ardhurat dhe prodhon një shtresë të mesme.
Statusi i plotë
Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama. Bashkë me dy ministra Finance doli për të folur për fushën në të cilën ka…
Posted by Jorida Tabaku on Tuesday, September 22, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.