Takim mbi performancën e administratës tatimore Janar-Maj 2017 – Plani i të ardhurave realizohet në masën 104 %
Të ardhurat neto të realizuara nga administrata tatimore në 5 mujorin e parë të vitit janë në vlerën 89.7 miliardë lekë.
Në një takim të posaçëm, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero dhe Zëvendës Ministrja e Financave Irena Beqiraj, u njohën me treguesit e performancës së administratës tatimore për periudhën Janar-Maj 2017.
Duke analizuar treguesit në raport me një vit më parë, Drejtoresha e Përgjithshme Vjero vlerësoi rritjen dhe realizimin e planit të të ardhurave në masën 104 %. Ajo vuri theksin dhe kërkoi vazhdimin e punës në mënyrë sistematike me qëllimin për të siguruar një rritje progresive e të qëndrueshme nga muaji në muaj.
Ndërkaq, Zëvendës Ministrja e Financave Irena Beqiraj u shpreh se administrata tatimore si një shtyllë kyçe në forcimin e ekonomisë së vendit, në këto 5 muaj, ka përmirësuar ndjeshëm treguesit e performancës.
Ajo vuri theksin në vijimin e zbatimit të planit ekonomik të qeverisë si dhe politikave të saj duke theksuar se nisma e fundit e qeverisë për uljen e TVSH-së për strukturat akomoduese nga 20 në 6% do t’i japë një hov të ri zhvillimit të ekonomisë në vend.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.