Takim me Komisionin e Venecias – Tabaku: Qeveria po shkel të drejtat e pronarëve. Bylykbashi: Po vidhen pronat
Në vijim të takimeve konsultative lidhur me çështjen e pronës në vend, anëtarët e Komisionit të Venecias kanë takuar të enjten ish-deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e Oerd Bylykbashi. Pas takimit, Tabaku shpjegoi se u kishin treguar anëtarëve të Komisionit çka ndodhur me pronën private e publike në Shqipëri që në vitin 2013, rezervat e shprehura nga Presidenti i Republikës lidhur me Ligjin e ri për kadastrën.
Oerd Bylykbashi foli për një përpjekje sistematike të Qeverisë për tua vjedhur pronën qytetarëve e për tua dhënë një grushti oligarkësh. Ai akuzoi se është bllokuar qëllimisht procesi i kthim Kompensimit të pronës, duke shtuar se edhe Gjykata Kushtetuese mbahet pezul për këtë qëllim.
Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias po zhvillojnë në Tiranë një seri takimesh me institucionet e larta në vend, si dhe me palët e interesit lidhur me problematikat e shumta që kanë akumuluar ligjet e pronave në vite.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.