Takimi i Dhomës Gjermane – Schütz: Problem drejtësia e korrupsioni, të vijohet me reformat
Në pritjen e përvitshme të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, ambasadorja e këtij vendi në Shqipëri, Susanne Schütz, tërhoqi vëmendjen te nevoja e forcimit të shtetit të së drejtës, te ulja e korrupsionit e adresimi i çështjes së pronës, për të rritur interesin e investitorëve të huaj. Ajo tha se vitin e shkuar ka pasur biznese gjermane që donin të largoheshin, dhe se Shqipëria duhet të vijojë me vetting-un dhe reformat e tjera për të bindur Evropën për çeljen e negociatave.
Për problem me gjyqësorin e konkurrencën e lirë foli edhe Presidentja Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Stephanie Sieg.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të qeverisë dhe biznesit të huaj e vendas.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.