“Taksa e plastikës frenon investimet” – Tase: Sistemi fiskal duhet të reflektojë detyrimet e BE-së për anëtarësimin
Taksa e re e plastikës pritet të sjellë një rritje me 15% të çmimit të termoizolimit, ndërkohë që sipas ekspertëve, kjo do të frenojë kryerjen e investimeve nga ana e qytetarëve.
Erjon Tase, ekspert në fushën e monitorimit të zbatimit të objektivave të eficencës së energjisë thotë se çdo detyrim që rrjedh nga Komuniteti i Energjisë dhe Bashkimi Evropian duhet të reflektohet edhe në sistemin fiskal.
Sipas tij shumë shpejt do të nisë edhe presioni nga ana e Bashkimit Evropian për zbatimin e masave në fushën e eficencës së së Energjisë, si një nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Taksa e plastikës ka prekur edhe lëndën e parë për prodhimin e polisterolit, që është materiali që përdoren për termoizolimin në ndërtesa, si një prej masave për kursimin e energjisë. Ndërkaq, vendosja e kësaj takse rrezikon edhe më tepër arritjen e objektivit për reduktimin e konsumit të energjisë me 6.8% deri në vitin 2020.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.