Taksa e plastikës “godet” energjinë – Pas termoizolimit edhe PVC-të e dritareve, Beqaj: Po paguhet 30% më shumë
Por, teksa po diskutohen politikat për përdorimin me eficencë të energjisë, ky sektor është duke u përballur me rritje taksash, duke i dhënë një goditje stimulimit të kursimit të energjisë.
Taksa e re plastikës, që ka nisur të implementohet po impakton materialet plastike për prodhimin e dritareve, ndërkohë, ndërkohë që importuesit po paguajnë 30% më tepër në krahasim me vitin e kaluar.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk patën një koment për këtë çështje.
Megjithatë, si pasojë e vendosjes së kësaj takse preket edhe termozimlimi në ndërtesa, një tjetër masë në funksion të kursimit të energjisë.
Kjo pasi, po taksohet edhe lënda e parë për prodhimin e polisterolit, që është materiali që përdoret në këtë rast, çka sipas prodhuesve shqiptarë do të rritë çmimin me 15%.
Ndërkaq, vendosja e kësaj takse rrezikon edhe më tepër arritjen e objektivit për të reduktimin e konsumit të energjisë me 6.8% deri në vitin 2020.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.