Taksa e sheshtë në Itali – Vlerësohet një kosto prej 59 mld euro. Salvini flet për 12-15 mld
Taksa e sheshtë ndaj të ardhurave të ekonomive familjare në Itali, do të ketë një kosto prej rreth 59 miliardë euro. Kjo shifër ishte rezultat i një vlerësimi të Ministrisë së Ekonomisë, mbi masën e prezantuar nga partia Liga. Sipas simulimit të Ministrisë, taksa e sheshtë do të prekë 16.4 milionë fëmije italiane dhe do të ketë një përfitim mesatar për familje prej 3,600 euro. Dy norma janë parashikuar në simulim, një në 15% për të ardhura deri në 80 mijë euro në vit, dhe në 20% kur e kalon këtë shifër.
Zv/Kryeministri Matteo Salvini i ka kundërshtuar këto shifra, duke thënë se janë shumë të fryra. Sipas tij, për fazën e parë të taksës së shestë për familjet, do të duhen 12-15 miliardë euro dhe do të ishte një revolucion. Ai tha se është një projekt që do të zbatohet në një periudhë 5-vjeçare, duke nisur nga 2020-a. Vlerësimi i Ministrisë, ka bërë që lideri i lëvizjes 5-yjet, Luigi Di Maio, të bëjë thirrje për kujdes.
“Është e rëndësishme të mos bëhen premtime të lehta si ç’bënte Berluskoni. Si përfaqësues të Shtetit, nuk duhet të harrojmë përgjegjësitë ndaj qytetarëve”, paralajmëroi Di Maio.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.