Taksat dhe shërbimet e DPSHTRR – Ja cilat janë oraret e punës dhe ditët e pushimit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar njoftimin për të gjithë qytetarët dhe subjektet mbi oraret e punës gjatë ditës së sotme asi dhe ditët e pushimit për festën e fund vitit.
Sipas këtij njoftimi sportelet për ditën e sotme, datë 31.12.2019 do të jenë hapur në këto fasha orari si më poshtë:
Shërbimi për kontrollin fizik: 08:00 – 11:30
Të gjitha shërbimet e tjera: 08:00 – 13:00
Gjithashtu DPSHTRR bën me dije se shërbimi do të vijojë normalisht me oraret zyrtare nga data 06.01.2020, pasi datat 1-3 Janar 2020 janë ditë pushimi zyrtar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.