Taksat vendore 2018 – Llogariten detyrimet, ja afati për t’u paguar
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka publikuar taksat dhe tarifat vendore që duhet të paguajnë tatimpaguesit e Bashkisë së Tiranës për vitin 2018 si dhe afatet kohore për secilën prej tyre.
Sipas njoftimit të DPTTV Tiranë, brenda datës 20 prill të këtij vitit duhet të kryhet tarifa e pastrimit dhe taksa e infrastrukturës arsimore.
Po ashtu, po brenda kësaj date taksapaguesit duhet të paguajnë edhe taksën mbi truallin dhe taksën mbi tokën bujqësore, këstin e parë që përfshin 50% të vlerës. Ndërkohë, afati për pagesën e këstit të dytë (50% të vlerës) është përcaktuar deri në datën 30 qershor 2018.
Ndërsa sa i takon taksës së tabelës dhe taksës mbi ndërtesë, pagesa për këstin e parë (3 mujori i parë) do të bëhet deri në datën 20 prill të këtij vit. Ndërkohë, DPTTV Tiranë sqaron se:
“Përllogaritja e detyrimeve tatimore vendore për 9 mujorin (Prill-Dhjetor) për sa i përket Taksës së Tabelës dhe Taksës së Ndërtesës, do të kryhet me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 107/2017 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 9632 , datë 30.10.2006 Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore, i ndryshuar për të cilin do t’iu komunikohet Njoftim Detyrimi sipas këstit të 2-të).”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.