Taksimi i kompanive ndërkombëtare / Franca propozon 25% për “super-fitimet”, pavarësisht vendit ku gjenerohen
Franca propozoi gjatë mbledhjes së ministrave të financave të G20 se vendet duhet të taksojnë 25% të fitimeve të kompanive të mëdha ndërkombëtare, pavarësisht vendit ku gjenerohen të ardhurat. Shefat e financave të G20 miratuan planet për rregulla të reja për vendin se ku taksohen kompanitë ndërkombëtare dhe të caktojnë një taksë minimale korporatave botërore prej 15%.
Ngritja e tregtisë dixhitale e ka bërë të mundur që shumë firma të mëdha të zhvendosin fitimet në vende me taksa të ulëta, pavarësisht se ku fitohet paraja. Rregullat e reja, që do përfundohen në një samit në Romë në Tetor, do të lejojnë vendet ku fitohen të ardhurat që të taksojnë 20-30% të fitimeve të tepërta të kompanive. “Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte një nivel i alokimit të fitimit prej 25% për të përmbushur kërkesat e disa vendeve në zhvillim”- tha ministri francez i Financave, Bruno Le Maire. Kompanitë që pritet të jenë subjekt i rregullave të reja do të jenë ndërkombëtare me të ardhura botërore sipër 20 miliardë euro, pavarësisht se kufiri i të ardhurave mund të bjerë në 10 miliardë euro pas 7 vitesh. Komisionari për çështjet ekonomike i BE, Paolo Gentiloni tha se disa vende po bëjnë thirrje për një kufi prej 10 miliardë euro, ndërsa të tjera kërkojnë të përjashtojnë disa sektorë industrial nga spektri i rregullave të reja.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.