Taksitë fluturuese, CEO i “Uber”: Brenda 5-10 viteve ky shërbim do funksionojë
Shefi Ekzekutiv i “Uber”, Dara Khosrowshahi, është shprehur se mund të shohë shërbimin e taksive fluturuese Uber Air të funksionojë brenda pesë deri dhjetë viteve.
Zhvilluesi i aplikacionit të udhëtimeve në SHBA, thotë se pret që automjetet që fluturojnë të bëhen një metodë e përballueshme e transportit masiv.
Khosrowshahi po fliste në një forum investitorësh në Tokio, gjatë vizitës së tij të parë në Azi si Uber CEO.
Firmat e udhëtimit si Uber e shohin Japoninë e populluar si një treg potencialisht fitimprurës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.