TAP ‘hap rubinetin’ e gazit! Njofton nisjen e operacioneve tregtare
Katër vite e gjysmë nga inaugurimi i punimeve, gazsjellësi Transadriatik (TAP) ka nisur operacionet tregtare duke u bërë plotësisht operativ përgjatë 878 kilometrave të trajektores së tij në Greqi, Shqipëri, Deti Adriatik e Itali.
Njoftimin e nisjes së operacioneve tregtare e ka bërë të ditur vetë konsorciumi në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ku nënvizohet se grupi i profesionistëve ka punuar në kushte sfiduese për të dorëzuar të sigurt dhe brenda afateve atë që konsiderohet si “një pjesë strategjike e infrastrukturës energjetike”.
Komunikata kujton faktin se TAP është dega europiane e korridorit mesdhetar të gazit që transporton gazin nga Azerbajxhani në Europë. Sistemi TAP operon me standarte të njohura ndërkombëtarisht sa i përket shëndetit, sigurisë dhe ambientit dhe është projektuar për të dyfishuar kapacitetet deri në 20 miliardë metër kub gaz në vit.
Deklarata: https://www.tap-ag.com/news/news-stories/tap-starts-commercial-operations
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.