Tarifat e ujit – MIE ndryshon metodologjinë, Sotiri: Jo në dorë të Këshillave Bashkiakë
Propozimi i tarifave të ujit nuk do të mbetet në dorë të këshillave bashkiakë, por edhe të qeverisë”. Gjithçka bazohet në disa ndryshime ligjore, që po hartohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat synojnë ndryshimin e përcaktimit të metodologjisë së vendosjes së çmimeve. Detajet për TV SCAN bëhen me dije nga këshilltarja e ministrit, Lindita Sotiri.
Ndryshime ligjore priten edhe në drejtim të financimit të ujësjellësve nga qeveria, që sikurse është bërë me dije do të bëhen më bazë të performancës.
Këto ndryshime vijnë në kuadër të reformës në sektorin e ujit, duke synuar shëndoshjen ekonomike të sektorit, duke reduktuar humbjet në rrjet dhe rritur kohëzgjatjen e furnizmit me ujë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.