Tarifat ndaj makinave europiane – Trump pritet ti vonojë. Ministrat e Financave: Vendim i zgjuar!
Ministrat europianë të Financave kanë shprehur lehtësim ndaj vonesës së tarifave për makinat nga Donald Trump dhe paralajmëruan se barrierat e reja do pengojnë rritjen ekonomike botërore. Shtëpia e Bardhë kishte kohë deri të Premten në mesnatë për të vendosur për tarifat ndaj makinave europiane, por shumë burime treguan se administrata do ta vonojë vendimin me 6 muaj.
“Ky është një vendim i zgjuar”, tha ministri i Financave, Bruno le Maire. Ai shtoi se duhen shmangur çdo lloj sanksionesh, tarifash dhe luftërash tregtare, për shkak se nëse Qeveria Franceze do të përfshihet në luftë tregtare, do të kishte ndikim negativ në ekonominë botërore. Tarifat ndaj makinave europiane do të godasin kryesisht Gjermaninë, duke marrë parasysh se është eksportuesi direkt më i madh drejt Shteteve të Bashkuara. Kërcënimi ekonomik përbën një shqetësim për liderët europianë, ndërkohë që ekonomia po tregon shenja të ngadalësimit.
Të dhënat e fundit mbi manifakturën, kanë bërë që Banka Qendrore Europiane të ulë projeksionet për rritjen ekonomike për vitin. Rimëkëmbja në rajon, kryesisht në Gjermani, është e ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme. Minsitri gjerman i Financave, Olaf Scholz tha se në mënyrë që ekonomia botërore të jetë e fortë, duhet rritur tregtia dhe jo barrierat tregtare. Trump kërcënoi tarifa në 20% ndaj makinave europiane në vitin 2018, duke argumentuar se ka pabarazi tregtare.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.