Tashmë Facebook shton cilësimet e privatësisë në përputhje me rregullat europiane
Gjithmonë e më shumë, Facebook po rrit mbrojtjen e privatësisë për përdoruesit në mbarë botën, pasi ajo duhet të përputhet me rregullat e reja evropiane për të mbrojtur konsumatorët, të cilët duhet të japin pëlqimin e tyre në përdorimin e të dhënave personale.
Facebook po fut politika të reja këtë javë në Europë dhe përfundimisht të gjithë përdoruesit në rrjetin social tashmë do të vendosin nëse duan të aktivizojnë opsione si njohja e fytyrës apo disa lloje të reklamave të synuara drejt tyre.
Pa marrë parasysh se ku mund të jetojnë, çdokujt do t’u kërkohet të shqyrtojë informacionet më të rëndësishme dhe se si Facebook mund të përdorë të dhënat dhe mund të bëjë zgjedhje të zgjuara në lidhje me privatësinë e tyre në Facebook. “Ne do të fillojmë duke përzgjedhur këto zgjedhje në Europë këtë javë”, tha kompania.
Njoftimi vjen pasi Facebook po lufton me pasojat se si një kompani analitike e të dhënave mund të keqpërdor informatat personale duke pasur nga 87 milion përdorues në Facebook për t’i vënë në ndihmë fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 2016. Bashkimi Evropian muajin e ardhshëm do të fillojë zbatimin e Rregullores së re të Mbrojtjes së të dhënave të Përgjithshme, i cili në mënyrën më specifike ka zbatuar me përpikmëri se disa nga kompanitë përdorin të dhënat e banorëve të BE –së, pavarësisht se ku është e bazuar.
Ligji i privatësisë është përpjekja e fundit nga rregullatorët e BE –së për të frenuar disi shumicën e gjigantëve amerikanë të teknologjisë, të cilët ata fajësojnë në lidhje me shmangjen e taksave, duke e mbytyr konkurrencën dhe duke shkelur të drejtat e privatësisë digjitale. BE thotë se rregullat janë ndryshimi më i rëndësishëm në rregullimin e privatësisë së të dhënave në një gjeneratë të caktuar duke arritur kështu përparimet teknologjike që nga viti 1995, ndërsa u miratuan rregullat e fundit gjithëpërfshirëse.
Rregullat e BE –së kërkojnë që format e pëlqimit të shkruhen në një gjuhë më të thjeshtë ku çdokush mund të kuptojë, pasi BE –ja ka fshehur objektivin për sa i përket kushteve që pak përdorues mund të lexojnë para se të klikoni “Unë jam dakord”.
Rregullorja gjithashtu kërkon që pëlqimi duhet të jetë i lehtë për t’u tërhequr ashtu siç mund të jetë për të dhënë. Si pjesë e ndryshimeve, përdoruesit e Facebook në Evropë dhe Kanada për herë të parë do të jenë në gjendje të zgjedhin rrjetin e teknologjisë për njohjen e fytyrës, e cila është në dispozicion nga shumë pjesë të botës gjatë gjashtë viteve të fundit, bëri të ditur kompania.
Përdoruesit gjithashtu do të pyeten nëse duan të lejojnë nëse Facebook mund të përdorë të dhënat nga partnerë të tillë siç mund të jenë aplikacionet dhe faqet e internetit për të vendosur reklamat që shohin dhe nëse duan të ndajnë informacionin politik, besimtar ose marrëdhëniet nga profilet e tyre.
“Ne të gjithë do të duam të veprojmë në përputhje me ligjin, por edhe të tejkalojmë detyrimet tona në mënyrë që të ndërtojmë përvoja të reja për të përmirësuar privatësisnë për të gjithë në Facebook”, tha kompania.
Ndërkohë, Parlamenti Evropian rinovoi thirrjen e bërë nga themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg për të dëshmuar rreth skandalit të privatësisë së të dhënave. Në një letër për Zuckerberg të mërkurën, presidenti i asamblesë së BE, Antonio Tajani, tha se evropianët të cilët u goditën nga skandali meritojnë një shpjegim më të plotë sesa nga drejtuesi më i lartë i Facebook.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.