Task Forca Antikorrupsion – Gjonaj: 18 masa disiplinore në ZRPP Durrës, 3 kallëzime në burgje
Ka qenë radha e Zyrës së Hipotekës Durrës dhe Burreli të kalojnë këtë javë në sitën e Task Force-s Antikorrupsion të Qeverisë për 7 ditët e fundit. Kreu i kësaj strukture, Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë tha, se shkeljet e gjetura në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës kanë sjellë masa disiplinore, si dhe paralajmërim për pushim nga punë për kreun e saj si dhe 17 specialistë, ndërkaq 3 punonjës të Burgut të Burrelit janë dërguar për ndjekje penale.
Gjonaj përshëndeti edhe arrestimet e kryera ditët e fundit nga policia e shtetit, disa prej të cilave për zyrtarë të përfshirë në vepra korruptive.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.