Task-Forca e Transportit Rrugor – DPSHTRR: Kontrolle në të gjitha serviset e vendit
Serviset në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen kontrollit për Autoriparimet. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar se për këtë është ngritur Task-Forca e Transportit Rrugor.
Ndërkohë, sipas DPSHTRR-së në sitë do të kalojnë njëkohësisht edhe kartat dixhitale dhe analoge të Tahografit, certifikatat e licencave të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, si dhe subjektet dhe mjetet për transportin e këtyre të fundit.
Më herët, DPSHTRR, njoftoi një sërë masash të reja lidhur me ndalimin e prodhimit të targave ‘VIP’, zgjatjen e orareve të punës në Drejtoritë Rajonale, hapjen e zyrës së re në ish-NSHRAK për tërheqjen e lejeve të drejtimit, etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.