Task-Forca e Transportit Rrugor intensifikon kontrollet – Konstatohen në shkelje 160 subjekte
Rreth 160 subjekte janë konstatuar në shkelje nga kontrollet e Task-Forcës së Transportit Rrugor.
Ndryshim destinacioni, mungesë akti vlerësimi komoditeti si dhe mungesë dokumentacioni janë edhe shkeljet kryesore të evidentuara.
Task Forca e Transportit Rrugor tashmë prej disa ditësh ka intensifikuar kontrollet në disa akse rrugore të vendit dhe njofton se do të vijojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rregullimin e konkurrencës së pandershme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.