Task Forca e Transportit Rrugor publikon shifrat e progresit gjatë 6 mujorit të fundit
Performanca e Task Forcës në gjashtë muajt e fundit ka njohur progresion mjaft pozitiv.
Kujdesi e gatishmëria, ndjekja dhe marrja e masave administrative për çdo shkelje apo kundërvajtje ka dhënë rezultatet e saj.
Sipas të dhënave të publikuara nga Task Forca e Transportit Rrugor janë ndërmarre 43 masa administrative për mjetet që kalojnë kufirin e ngarkesës së lejuar për periudhën mars, prill, maj nga zero masa të ndërmarra në të njëjtën periudhë 1 vit më parë.
Janë ndërmarrë 50 masa administrative për taksitë pa licencë nga 4 të ndërmarra në periudhën e një viti më parë.
Është ulur ndjeshëm numri i subjekteve që përdorin ndryshe licencën nga 164 të një viti më parë në 55 të këtij viti.
Gjithashtu është rritur edhe numri i të ardhurave të arkëtuara në 13 % më shumë.
Task Forca do të vazhdojë monitorimet në të gjitha akset rrugore të vendit duke i dhënë përparësi zbatimit të ligjit.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.