Tatimet: 13 taksat dhe tarifat që mund t’i paguani elektronikisht, duke shmangur radhën dhe kontaktet me administratën
Çdo sipërmarrës apo individ ka mundësinë të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi. Ndërkohë lista e shërbimeve online të tatimeve sëfundmi është është pasuruar edhe me Çertifikatën e Rezidencës Tatimore.
“38,030 vërtetime janë dhënë nga Administrata Tatimore përmes portalit e-Albania, vetëm në 3-mujorin e parë të vitit 2019, për individët dhe subjektet e interesuara. Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre” njoftojnë Tatimet.
Ndërsa inkurajon tatimpaguesit për marrjen e shërbimeve të saj përmes portalit e-Albania, Administrata Tatimore risjell në vëmëndje mundësinë e pagesës online, të plotë ose të pjesshme për këto taksa dhe tarifa:
-Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
-Tatim i Lojërave të Fatit
-Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
-Tatim i Mbajtur në Burim
-Tatim mbi Vlerën e Shtuar
-Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
-Tatim Fitimi
-Tatim mbi të Ardhurat Personale
-Taksat Kombëtare
-Tarifat Kombëtare
-Renta minerare
-Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
-Detyrime globale/Penalitetet
Tatimet evidentojnë se ‘ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimit tonë ndaj tatimpaguesve’.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.