Tatimet informojnë bizneset: Moslëshimi i faturave, çfarë parashikon ndryshimi i ri ligjor për kundravajtjet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton bizneset se moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e ligjit për procedurat tatimore apo të ligjeve specifike tatimore.
“Ndryshimi ligjor parashikon lehtësi për tatimpaguesin, nëse pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin. Në këtë rast, gjoba zbritet me 30%. Administrata Tatimore do të kryejë zbritjen e gjobës pas paraqitjes së kërkesës me shkrim së cilës i bashkëlidhet edhe mandati i pagesës nga tatimpaguesi pranë DRT-së përkatëse” shkruhet në njoftimin e Tatimeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje se kjo lehtësi zbatohet vetëm për dënimet me gjobë në rastet e kundërvajtjeve në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin e transaksioneve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.