Tatimet kujtesë bizneseve: Deri me 10 janar duhen dorëzuar librat e blerjes dhe shitjes!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në kujtesë të tatimpaguesve detyrimin për dorëzimin e librave të blerjes/shitjes, brenda datës 10 janar 2020.
“Librat e blerjeve/shitjeve janë të detyrueshëm të mbahen nga të gjithë personat e tatueshëm dhe të dorëzohen elektronikisht për çdo periudhë tatimore. Ato duhet të tregojnë numrin e identifikimit, emrin e personit të tatueshëm, periudhën për të cilën deklarohet dhe çdo të dhënë tjetër të kërkuar.
Libri i blerjes dhe i shitjes dorëzohen përpara dorëzimit të deklaratës së TVSH-së të periudhës përkatëse dhe jo më vonë se data 10 e muajit që pason periudhën tatimore që deklarohet” njoftojnë Tatimet.
Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit për përmbushjen korrekte vullnetare, të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni tatimor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.