Tatimet: Kush ka ankesa për paketat 1 e 2 të ndihmës financiare, afat për paraqitjen e tyre deri me 25 gusht
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.
“Administrata Tatimore do të vijojë me proҫesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij proҫesi brenda afateve tё caktuara.
Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë” njoftojnë Tatimet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.