Tatimet paralajmërojnë bizneset e vogla: Deri me 10 shkurt korrigjoni deklarimet për shitjet e blerjet e 2016
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka konstatuar parregullsi në vetëdeklarimet e bizneseve të vogla, me apo pa TVSH.
Ndaj, përmes një njoftimi publik tatimet i bëjnë apel biznesve që të deklarojnë dhe të korrigjojnë pasaktësitë lidhur me totalin e blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016, para se të bëhet vlerësimi nga ana e organeve tatimore.
Afati që bizneset kanë për të bërë vetëkorrigjimin ështa data 10 shkurt 2017.
“Nga të dhënat aktuale në sistemin elektronik, mbështetur në vetëdeklarimin tuaj, rezulton se ka parregullsi në mbajtjen dhe deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016. Brenda datës 10 Shkurt 2017, Administrata Tatimore, ju fton të deklaroni dhe korrigjoni këto pasaktësi lidhur me totalin e blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016, përpara vlerësimit tonë”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve drejtuar bizneseve.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.