Tatimet: Po verifikojmë tatimpaguesit që nuk janë regjistruar për tatimin në burim
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se është duke verifikuar tatimpaguesit të cilët janë aktivë, por nuk janë të regjistruar në përgjegjësinë tatimore të Tatimit në Burim, tatimpaguesit që janë të regjistruar, por nuk paguajnë Tatim mbi Qiranë, si dhe tatimpaguesit të cilët e paguajnë këtë tatim, por vlera e tyre duhet të përputhet bazuar në VKM nr. 469, datë 3.6.2015. ‘’Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore’’.
“Referuar të dhënave, deri tani 2,574 tatimpagues janë regjistruar në përgjegjësinë tatimore të Tatimit në Burim, ndërsa 1,024 tatimpagues që e kishin këtë përgjegjësi dhe deklaronin me zero, tashmë e paguajnë” njoftojnë Tatimet.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, inkurajon tatimpaguesit të cilët ende nuk janë subjekt i pagesës së Tatimit mbi Qiranë të regjistrohen dhe të paguajnë detyrimin sipas legjislacionit në fuqi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.