Tatimet: Qendra e Thirrjeve informon 34 mijë e 212 tatimpagues për mosdeklarime dhe mospagesa në kohë!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Qendra e Thirrjeve, për periudhën janar – nëntor 2018, ka ofruar asistencë për 8,524 tatimpagues, me të cilët është komunikuar nëpërmjet numrit të gjelbër pa pagesë 0800 00 02.
“Gjithashtu u është ofruar informacion dhe ndihmë 34,212 tatimpaguesve që kanë rezultuar mosdeklarues dhe mospagues të detyrimeve tatimore në kohë. Ndërsa nëpërmjet shërbimit Live Chat që gjendet në faqen zyrtare www.tatime.gov.al, u është dhënë përgjigje 4,656 kërkesave të tatimpaguesve” njoftojnë Tatimet.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxit tatimpaguesit që të përdorin shërbimet që ofron Qendra e Thirrjeve, për të marrë në kohë reale të gjithë informacionin e nevojshëm. Një operator ofron asistencë në kohë reale, nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.