Tatimet takim me bizneset në Përmet – Diskutohet për aksionin anti-informalitet dhe për procedurat e rimbursimit
Drejtoria Rajonale Tatimore Gjirokastër zhvilloi një takim konsultues dhe informues për aksionin anti-informalitet me përfaqësues të bizneseve të qytetit të Përmetit.
Takimi kishte për qëllim dëgjimi i shqetësimeve dhe opinioneve të tatimpaguesve, si dhe shkëmbimi i mendimeve në lidhje me kontrollet e zhvilluara gjatë zbatimit të aksionit anti-informalitet.
Gjatë takimit u dhanë udhëzime praktike për mbajtjen e dokumentacionit tatimor, procedurat e rimbursimit, regjistrimi e çregjistrimi i bizneseve etj.
Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan pozitivisht iniciativën që DRT Gjirokastër ka ndërmarrë në lidhje me këto takime dhe u shprehën në favor të bashkëpunimit kundër informalitetit dhe evazionit.
Ata parashtruan kërkesat e tyre për rritjen e shkallës së informimit të tatimpaguesve nga ana administratës tatimore si dhe lehtësimin e procedurave tatimore.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.