Tatimet tashmë sportel në qendrën ADISA në qytetin e Shkodrës
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tashmë ofron shërbimet e saja, në Qendrën e Ofrimit të Shërbimeve Publike (ADISA) në Shkodër.
Nëpërmjet këtij sporteli me një ndalesë, tatimpaguesit dhe individët do të mund të marrin shërbime në mjedise me infrastrukturë moderne dhe lehtësisht të aksesueshme, përfshirë dhe personat me aftësi të kufizuara.
Shërbimet e DPT-së ofrohen aktualisht në sportele e ADISA në qytetin e Kavajës, Krujës, Fierit dhe Gjirokastrës, duke regjistruar një total prej 4.179 aplikime për periudhën janar-mars 2019.
Gjatë kësaj periudhe asnjë ankesë nuk është regjistruar pranë sporteleve të DPT-së nga përfituesit e shërbimeve dhe administrata tatimore mbetet e angazhuar për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për tatimpaguesit.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.