Tatimet, tender për “borxhlinjtë” – 500.000 fletë për detyrimet e pashlyera
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka shpallur një tender me fond 6.6 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimit Publik. Ky fond do të shkojë për shërbimin e Printimit të Njoftim Detyrimeve, sa i takon vitit 2021. Në total, sipas specifikimeve teknike, kërkohen 93.988 zarfe dhe 413.548 fletë. Më poshtë, modeli i Njoftim Detyrimit.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.