Tatimet zhvendosen në Shkodër – Vijojnë takimet informuese për Paketën Fiskale
Në vijim të takimeve informuese mbi Paketën Fiskale 2019, Drejtoria Rajonale e Shkodrës ka zhvilluar një takim me mbi 80 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, që përfaqësojnë edhe pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.
Procedurat tatimore, tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi vlerën e shtuar si dhe transaksionet kombëtarë që janë edhe ndryshimet kryesore të Paketës u prezantuan nga përfaqësues dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Ndërsa përfaqësuesit e biznesit vlerësuan angazhimin e Administratës Tatimore për informimin e qasjen profesionale, kjo e fundit theksoi se ata mund të marrin informacion dhe asistencë në çdo kohë për të kuptuar qartë të gjitha ndryshimet ligjore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.